BOTA

Pogba tek Juventus është lëvizje e kryer! Marrëveshje për transferim me parametra zero për francezin

23:27 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Paul Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë gjatë këtij afati kalimtar – ka bërë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.




Përmes një njoftimi, ai ka thënë se tashmë është arritur marrëveshja e plotë dhe francezi do të rikthehet te Bianconerët.

Mesfushori do të udhëtojë në Itali në fillim të muajit korrik për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për ta nënshkruar kontratën.

Pogba e ka dashur vetëm Juventusin, përkundër përfshirjes së drejtpërdrejtë të Pep Guardiolas, i cili e kërkoi te Manchester City.

Juventusi e transferoi kampionin e botës si lojtar të lirë para një dekade dhe ia shiti Unitedit në vitin 2016 për asokohe shumë rekorde (prej 105 milionë eurosh), ndërsa tash po e merr sërish me parametrat zero.

Detajet e marrëveshjes do të sqarohen pas një takimi të ri gjatë ditës së sotme (e enjte) në Milano.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.