OPINION

Pse kaq të dëshpëruar vazhdojmë themi për Europën “sa afër dhe sa larg!”

07:00 - 23.06.22 NDRIÇIM KULLA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dielli per ne ne shqiptaret lind nga perëndimi”, kane shpallur me ze te lartë në gjithe ideologjinë e tyre rilindasit tanë. E përsëri, Europa sot për ne mund te permblidhet ne deçituren “ sa afer dhe sa larg”. Ka nihiliste dhe entuziastë, edhe për afër edhe për larg. Po si ne cdo qasje, skajet janë gjithmonë të dëmshëm. Paskësaj, ka shantazistë, per aq sa mund te bëjë shantazh politika jone, dhe reraliste. Te parët janë aventurierë tragjikë, që shpikin nisma paralele, që prapa idese se nje tregu te nje ekonomie te ndersjellte,  fshehin plot disavantazhe te rezikshme për integrimin shqiptar, paresisht gjeopolitike, por edhe ekonomike.  Të dytet,  ndonëse janë në anën e drejte te historise, duhet të jenë më guximtarë dhe te perdorin me mire te gjitha mjetet e mundshme qe kemi ne shqiptaret per ta shtyre me tej integrimin. Dhe ky guxim duhet te jete sa intelektual, aq edhe poltik, sa kulturor, aq edhe professional, ne pershtatje me procedurat dhe tekniklat legjislative qe ofron infrastruktura europiane qe disponojme, dhe qe mund ta perdorim me kreativitet. Po per cilat mjete behet fjale ne parim?




Dy janë me kryesoret. Ne mund ta  zhvillojme procesin tonë te integrimit, nese arrijme te zhvillojme paralelisht dhe me gjithe fuqine e kapacitetit tone, dy levizje kryesore: levizjen e vullnetit te perbashket politik dhe levizjen e perfaqesimit kulturor, historik, gjuhesor dhe juridik, te vendit tone ne te gjitha rangjet dhe kanalet diplomatikle dhe ne te gjitha instancat politike te Bashkimit Europiam, qofte edhe ne me te lartat. Cfare mund te nenkuptojne keto dy levizje?

Klasa jone politike, kur eshte ne opozite, ka nje tradite te keqe e te shemtuar pergjate gjithe ketyre 30 viteve ne lidhje me mbeshtetrjen pa kushte te integrimit politik. Sa here qe shkohej ne parlamentin europian, deputetet e opozites shqiptare shanin e fyenin kundershtaret, duke mos e perfaqesuar Shqiperine, ashtu sic i nevojitet dhe ashtu sic ajo e meritonte. Jane shpikur marifete dhe procese nga me te ndryshmet vetem e vetem per te penguar qe trofeja e integrimit t’i mbetej kundershtarit politik, me egon e semure politike qe ai te mos perfitonte Kapital elektoral me kete trofe.  Ka ardhur koha te ngrihemi ne nivelin e merites qe na detyron historia shqiptare dhe shpirti i kombit shqiptar te mbrujtur dhe te shpalosur  nder shekuj.

Ka ardhur koha qe te behemi zeri i shumices se heshtur te shqiptareve qe e duan te perbashket qasjen ndaj integrimit. Ja, pse levizja e pare e vullnetit politik, duhert te beje bashke, per ceshtjen e integrimit, pozite dhe opozite, qe duke lene menjane luften e drejte dhe te merituar kundra gjithckaje antikombetare dhe korrikuptive qe ka ky rregjim, ta beje opoziten te ngrihet fisnike dhe patriote sic eshte, ne nje ze unik, ne nje deklarate unike, ne nje projekt unik per t’i mbrojtur me vullnet unik interesat shqiptare dhe per t’a  perfaqesuar ate sa me denjesisht, ne te gjitha kancelarite europiane dhe kudo ku lobohet dhe diskutohet ceshtja e integrimit.  Eshte shume e rendesishme qe gjithcka te behet ndershmerisht, pa berryla e inate, pa perfitime e kapitale politike, ne emer te nje pakti te perbashket te vullnetit politik shqiptar per  integrimin. Kjo eshte dhurata me e madhe qe opozita mund t’i beje nacionalizmit shqiptar, pavaresisht se kjo nuk anashkalon, e as shmang, luften e saj te paepur ndaj cdo levizje paralele qe shkon ndesh me keto interesa kombetare, sic mund te jete p.sh. nisma e “Ballkanit te hapur” e cila  e cfarë nuk të kujton n kuptimin e mbrapsht të saj. Jo me kot e quajta ne fillim levizje, pasi ky vullnet unik duhet te shplaoset ne shume nivele, ne parlamentin shqiptar dhe ate europian, ne takimet shume paleshe, neper samite, ne cdo mundesi sado te vogel, Shqiperia duhet te shfaqet me nje ze unik, pro me gjithe fuqine e saj diplomatike ndaj integrimit.

Pikerisht, per ta ndihmuar sa me shume kete levizje perfaqesuese, mjetet me te mira, me goditese, me te shpejta dhe me argumentuese jane vlerat  e historise dhe kultures shqiptare, arritjet me te reja te historiografise shqiptare, te mendimit shqiptar ne shekuj. Prurjet dhe zbulimet e viteve te lirise, na e kane bere te  mundur te themi me plot gojen se Shqiperia eshte pjese e pandashme e historise, kultures dhe shpirtit europian. Dhe kjo eshte nje merite shqiptare qe duhet te gjeje kanalet e duhur per t’u shpalosur, pasi ndikon drejtperdrejt ne perceptimin dhe mendimin objektiv mbi Shqiperine. Perse valle shprehemi keshtu? Mendimi elitar europian dhe traktatet baze te Bashkimit Europian  kanë gene   krishtere  në kuptimin qytetrues . E pra njeri nga apostujt, Shen Pali, njeren nga letrart e Ungjillit te krishtere e ka shkruajtur ne Durres, aty ku që ne vitin 60 te eres sone kishte disa dhjetra familje te krishtera. Me gishtat e dortes mund te jene ata popuj europiane që besimin e krishtere e kane apostolik, por  te predikuar direkt nga apostujt. Po keshtu, pershkopatat e Ilirise kane luiajtur nje rol vendimtar ne shperhapjen e Krishterimit ne vitet e tij me te veshtira, ndërsa tre peshkope ilire qenë pjesmarrës ne Keshillin e famshem te Nikeas te vitit 323 p.e.s , që percaktoi kredon qe lexohet sot neper kishat kudo neper Europë. Ishte Shen Jeronimi, i lindur dhe rritur ne Dardani, ai qe perktheu biblen ne latinishten popullore dhe sot konsiderohet njeri nga 4 eterit e Kishes se Krishtere, ashtu sic Shen Niketa nga viset shqiptare, ai qe kompozoi po ne keto kohe himnin e famshem Te Deum qe te krishteret e te gjithe botes e kendojne cdo te diele. Nga studimet e imtesishme te Zef Valentinit, jane gjetur e numeruar nje varg i gjate, me qindra, shenjtësh martire shqipetare qe ne 300-400 vitet e para te krishterimit, që e detyruan historianin e madh të arrinte në perfundimin se Shqiperia ështe një vend shenjtesh. Po te njejtin konstatim, do te bente edhe pas 20 shekujsh Papa per 44 martiret e masakruar nga rregjimi komunist ne vitet e para pas clirimit.  Vijme pastaj te Shqiperia letrare që nëpërmjet Zef Skiroi i ka dhene botes poemen e pare  ekumenike, si vule e atij mentaliteti te harmonise e bashkejeteses që ajo ia ka shpalosur dhe ia shpalos sot gjithe perendimit te ndarë e të gerryer nga qasje e praktika problematike.

Një tjeter mjet i përdorshëm perfaqesimi eshte njeri nga kontributet më të çmuar që lulëzimi i madh i mendimit shqiptar ne vitet 30-te te shekullit te shkuar,  dha për kulturën tonë, e që ka të bëjë me një njësi kulturore dhe tradicionale, deri më sot po kaq pak të njohur sa dhe interesante, atë të mentalitetit juridik dhe të së drejtës tradicionale shqiptare, për të provuar kështu, në mënyrë rigorozisht shkencore, faktin se kombit shqiptar, në një nivel goxha të kënaqshëm, antikiteti, personaliteti dhe fisnikërie i demonstrohet nga mentaliteti i fuqishëm juridik, jo më pak e ndoshta shumë më tepër se sa dhe nga vetë gjuha e poezia e tij.

Kesisoj, mentaliteti juridik i shqiptarëve mund të konsiderohet fare mirë një periudhë afat-gjatë e historisë së tyre, e në këtë drejtim edhe një armë e fortë përfaqësimi, e brendësuar në ligjëratën se fryma mbizotëruese perëndimore në kulturën e Shqipërisë nuk duhet t’i detyrohet vetëm faktit që ajo gjeografikisht hapet e tëra para Adriatikut dhe është pothuajse krejt e mbyllur nga malet për karshi Lindjes, por gjithashtu edhe falë ndikimit të madh ndaj saj të perandorisë romake, si gjatë periudhës së parë ashtu dhe gjatë periudhës bizantine e në vazhdim, në shpërhapjen prej Romës së rrezatimit të kulturës latine dhe perëndimore. Nga ana tjetër, edhe udhëheqja e përhershme e komunitetit të saj nga një mentalitet logjik e përqas atë shumë afër me mentalitetin europjan. Janë shënjime që duhet të jenë të pandashme nga çdo ligjëratë e sotme shkencore, pasi bëhet fjalë për periudha e struktura afatgjata, me të cilat pakush do të krenohej.

Edhe historia e mendimit shqiptar do te na jepte mjaft shembuj perfaqesues, ne funksion te mbushjes se asaj pashaporte perendimore qe karakterizon shpirtin dhe cilesite me te mira shqiptare. Ne mund te krenohemi me Universitetin e Durresit te themeluar ne vitet 1380, ne po te njejten kohe me universitetet e para ne Europe. Ne kohen e shperthimeve te statuteve te komunave qytetare, edhe Shkodra, Drishti, Tivari, Ulqini, Durresi,  Danja e Vlora, e organizonin jeten dhe Shoqerine ne baze te statuteve te tyre. Voskopoja, pavareshisht se nje qytet i vecante jashte ndikimit turk, arriti te ndërrtoje Akademi e te kete shypshkronjen e vetme ne Ballkan. Per te ardhur ne vitet 30-te kur Branko Mexhani do te skiconte dhe zhvillonte levizjen e Neo-shqiptarizmes, nje levizje kulturore par exellence, me te cilen do te krenohej çdo komb, apo kur Fishta e Valentini, do te udhehiqnin gazeta zëmëdha ndër më të vleresuarat ne rajon.E te mendosh se serbet, qe ne vitet 30, kishin per doktrine  Zenitzmin, me levizje kah lindjes dhe kunder filozofise dhe kultures perendimore. Jane te gjithe keta shembuj, qe mund te sherbejne thjesht si ilustrim per nje parim vendimtar per zhvillimin dhe  perfaqesimin e mendimit shqiptar: bërjen e tij pjesë themelore te shkollës dhe edukimit ne te gjitha nivelet te sistemit arsimor shqiptar. E shoqëruar kjo me politika te posacme per mbeshtetjen e botimit te librave per fasha te caktuara te librave klasikë, albanologjikë apo te shkencave sociale,  se bashku me ngritjen e nje rrjeti te plote dhe kapilar bibliotekash dhe librarish ne te gjithe vendin, do te krijonte keshtu infrastrukturen e nevojshme që do i duhej mendimit dhe historiografisë shqiptare të bëhej jo vetem mjet perfaësimi, por njëherësh edhe edukimi i brezave tane te rinj. Keshtu integrimi kulturor me shpirtin dhe kulturen europiane do te kishte shtratin e duhur te kultivimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.