LAJMI I FUNDIT

“Të paaftë të çlirojnë dy pengje nga Bullgaria”- Rama: Ishte ditë historike në sensin negativ për Ballkanin Perëndimor

15:39 - 23.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer aspak me kritikat e ashpra këtë të enjte ndaj BE-së për moshapjen e negociatave për anëtarësim në union.




Në fjalën e tij, kreu i qeverisë e ka quajtur Bashkimin Evropian të paaftë për të çliruar “dy pengje nga Bullgaria”, duke folur këtu për procesin e bllokuar të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pyetje: Thatë që ndiheni keq për BE por a jeni të zhgënjyer apo e keni tejkaluar tashmë situatën e zhgënjimit?

Rama: Më duhet të korrigjoj presidentin tuaj, si bëra me kryeministrin e Kroacisë se ai tha që isha i frustruar e i thashë nuk jam.

Thjesht më vjen keq për BE e në këtë drejtim jam i frustruar për BE, që nuk është sekret që unë e kam më për zemër BE se sa Aleksandri.

Në Shqipëri shqiptarët janë të atashuar në mënyrë religjioze me BE. Pra te shohesh BE te paafte te cliroje dy pengje si Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut nga Bullgaria natyrisht nuk le nje mbrese te mire

Ishte një ditë historike por historike në sensin negativ për aq sa ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor.

Patëm fjalët më të mrekullueshme për ne përgëzime dhe të gjithë për të qenë shumë të sinqertë dhe mjaft të respektueshëm. Thanë që ndiheshin keq që nuk po realizonin, disa me më shumë e theksua në shumë disa të tjerë më pak por asnjë nuk mbeti pa thënë që ndiheshin keq për BE jo për ne. Ne do vijojmë s’ka asnjë dyshim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.