Kryesore

Varhelyi thirrje para Samitit të Brukselit: Të merren parasysh propozimet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

09:02 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian ka bërë një thirrje para nisjes së samitit të BE, duke kërkuar që të merren në konsideratë kërkesat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.




Teksa vlerëson qëndrimin që mbajti lideri i opozitës bullgare, Bojko Borisov, Varhelyi kërkon që Parlamenti i Bullgarisë të përmbushë angazhimin dhe të marrë parasysh propozimin.

“Ne i bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e  Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, shkruan Varhelyi.

Më tej ai thekson se:

“BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.