SPORT

Gatuzo me objektiva të qarta në merkato, kërkon me ngulm te Valencia ish-sulmuesin e Interit

09:40 - 26.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ivan Xhenaro Gatuzo kërkon që të bëjë Valencian konkurruese për sezonin e ardhshëm.




Sipas asaj që raporton “SKY Sport”, trajneri italian kërkon me ngulm një sulmues, dhe ai që i plotëson kushtet është Mateo Politano.

Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë qenë bashkë pjesë e Napolit dhe në orët e fundit kanë nisur kontaktet mes palëve.

Në sezonin që përfundoi, sulmuesi 28-vjeçar është aktivizuar gjithsej me fanellën e Napolit në Serinë A në 33 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 4 asiste për shokët e skuadrës./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.