BOTA

Makthi i ushtrisë ruse/ Turqia do t’i dhurojë Ukrainës tre avionë pa pilotë pas fushatës për mbledhjen e fondeve!

09:47 - 28.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Firma turke e mbrojtjes “Baykar” ka deklaruar të hënën se do të dhurojë tre mjete ajrore pa pilotë (UAV) në Ukranë, pasi një fushatë atje mblodhi fonde të mjaftueshme për të blerë disa avionë të modelit Bayraktar TB2.




TB2 ka qenë jashtëzakonisht popullor në Ukrainë, pasi shkatërroi sistemet e artilerisë ruse dhe automjeteve të blinduara Madje për to u bë hit edhe një këngë patriotike ukrainase e cila tallet me trupat ruse duke kënduar në refren “Bayraktar, Bayraktar”.

“Baykar nuk do të pranojë pagesa për TB2 dhe do të dërgojë tre UAV pa pagesë në frontin e luftës në Ukrainë. Ne kërkojmë që fondet e mbledhura t’i dërgohen në vend të popullit në luftë të Ukrainës”, tha kompania në një deklaratë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.