AKTUALITET

Vendimet e samitit të NATO-s, nga shtimi i trupave e buxheteve për ushtrinë, te anëtarësimi i Suedisë e Finlandës

14:32 - 29.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Udhëheqësit e NATO-s, të mbledhur në Madrid të Spanjës për samitin e radhës ku dominon lufta nën Ukrainë, pritet që ta përcaktojnë Rusinë si një “kërcënim direkt” për sigurinë e vendeve të tyre.




Finlanda dhe Suedia do të marrin gjithashtu ftesat formale, pasi Turqia hoqi veton e vendosur ndaj dy vendeve nordike. Rusia nga ana tjetër e ka quajtur anëtarësimin e dy vendeve si një hap destabilizues.

Mes vendimeve të samitit është shtimi i trupave dhe mjeteve luftarake në Lindje të Europës si kundërpërgjigje ndaj kërcënimit të vazhdueshëm rus. Temë është edhe shtimi i mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Kryeministri britanik, Bors Johnson ka bërë thirrje që vendet anëtare të rrisin buxhetet për ushtrinë, megjithëse me presione për të rritur këtë buxhet po përballet edhe ai vetë në vendlindje.

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi planin për një prani të zgjeruar ushtarake të forcave amerikane në të gjithë Europën në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, që nga Spanja, deri në Rumani e vendet balltike.

Duke folur në samitin e NATO-s në Madrid më herët, ai tha se forcat amerikane do të forcohen në tokë, ajër dhe det në Europë dhe akuzoi Putinin se kishte “shkatërruar paqen”.

Rusia i sheh planet e Suedisë dhe Finlandës për të hequr dorë nga neutraliteti historik dhe për t’u bashkuar me NATO-n si “negative dhe destabilizuese”, sipas komenteve të zëvendësministrit të jashtëm të vendit të raportuara nga Interfax.

Sergei Ryabkov citohet gjithashtu nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA të ketë thënë se zgjerimi i NATO-s është “destabilizues” dhe nuk shton sigurinë e anëtarëve të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg tha se zgjerimi i NATO-s ishte “e kundërta” e asaj që presidenti Vladimir Putin shpresonte dhe në vend të kësaj tregoi se “dera e aleancës është e hapur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.