EKONOMI

Ibrahimaj: Pa krijimin e bordeve do kishin çmime më të larta të karburanteve! Kemi mbështetur qytetarët që nuk e përballonin dot

11:21 - 30.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Ministrja e Ekonomisë dhe Finanacave Delina Ibrahimaj i doli në mbrojtje bordeve për vendosjen e çmimeve të karburanteve gjatë fjalës së saj në Kuvend.




Ibrahimaj u shpreh në Kuvend se po të mos ishin bordet sot karburantet do të shiteshin me çmime shumë më të larta se ato që kemi sot.

“Juve thoni që ne kemi krijuar disa borde fashiste që kanë ndikuar negativisht. Bordet kanë bërë të mundur që marzhi i fitimit bruto të jetë nga 5-6% që vitet e kaluar ka qenë deri në 15%. Nëse bordet nuk do ishin ngritur ne do kishim çmimet e karburanteve më të larta se ato që kemi sot.

Me paketat e rezistencës ne kemi mbështetur qytetarët që nuk mund të përballonin çmimet e larta.  Është diskutuar këtu disa herë që Shqipëria ka pasur paketën më të ulët në rajon. Ju nuk llogarisni mbështetjen për fermerët, shoqëritë e transportit dhe kompanitë e ndërtimit.

Ju flisni se masat që ka ndërmarrë qeveria Shqiptare kanë qenë të gabuara por kjo nuk është e vërtetë. Rritja ekonomike është 6% dhe ajo ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët prodhues të energjisë. Të gjithë sektorët kanë pësuar rritje. Konsumi i familjeve shqiptare në 3-mujorin e vitit arriti në nivelin mbi 8 %. Këto shifra janë të përjashtuara nga efektet e çmimeve. Ne do të vijojmë me këto paketa dhe mbështetja.

Është detyra jonë të ndihmojmë jo vetëm familjarin por edhe biznesin. Gjatë 5-mujorit të parë Numri i bizneseve dhe të punësuarve ka vijuar të rritet, tregtia e jashtme ka vijuar të rritet, kredia për ekonominë ka vijuar të rritet. Të gjitha parametrat makroekonimikë kanë vijuar të rriten. Rritja ekonomike do të vazhdojë”, deklaroi Ibrahimaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.