LIFE STYLE

Keni ankesa për dhomat e gjumit? Ja 7 zgjidhje të tyre, për një gjumë të qetë e të rehatshëm

10:00 - 01.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për të bërë një gjumë të mirë, të qetë dhe të rehatshëm, dhoma e gjumit duhet të plotësojë disa kushte themelore.




Këtu do të gjeni zgjidhje të ankesave të ndryshme të njerëzve, të cilët nuk e bëjnë gjumin rehat.

Ankesa: Nuk përçon qetësi

Zgjidhja: Nëse sa hyni te dera e dhomës, nuk keni një ndjesi qetësie, faji mund të jetë i ngjyrës së murit. Nuancat apo motivet e blusë së detit për shembull, mund të përçojnë qetësi.

Ankesa: Nuk është dhe aq e rehatshme

Zgjidhja: Krevati në përgjithesi zë qendrën e dhomës. Çelësi qëndron te cilësia e dyshekut.

Ankesa: Fqinjët shohin brenda dhomës

Zgjidhja: Merrni dy palë perde, një palë të trasha, që mund t’i kapni anash gjatë kohës që nuk jeni aty. Dhe një palë perde të tjera të holla tyli ose lino.

Ankesa: Nuk është e sigurt për fëmijën

Zgjidhja: Kur fëmija është i vogël, e mira është që krevati të jetë sa më i ulët, deri në dysheme. Këto lloj krevatesh janë moderne dhe dhoma duket më shik.

Ankesa: Është gjithmonë e ftohtë

Zgjidhja: Kur ngriheni në mëngjes nga shtrati është mjaft e vështirë.

Shtoni shilte me lëkurë deleje nga të dy anët e krevatit, përveç tapeteve apo rrugicave të buta e të ngrohta që mund të keni. Dy shtresa është më mirë se një, janë dhe në modë.

Ankesa: Nuk është romantike

Zgjidhja: Një rinovim i ndriçimit. Drita romantike, të buta e mikluese, krijojnë gjendjen që kërkoni. Vendosni ca abazhurë. Edhe qirinjtë bëjnë punë.

Ankesa: Është e zakonshme

Zgjidhja: I shtoni personalitet dhomës. Përveç fotografive tuaja, zgjidhni punimet e artit, të cilat ju frymëzojnë dhe që mund të ndiheni më mirë sa herë u hidhni sytë.

Përgatiti: Eva Ikonomi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.