BLUETOOTH

Legjenda, Bono i U2: Kam një vëlla tjetër që nuk e dija se e kisha

22:36 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari legjendar i U2 , Bono, në një intervistë ka zbuluar aspekte të panjohura të jetës së tij, ka folur për problemin shëndetësor me të cilin po përballet, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe hyrjen e tij të parë në botën e letërsisë.




Ylli 62-vjeçar i rock-ut, në një rrëfim të thellë në emisionin radiofonik të BBC-së, iu referua gjysmëvëllait të tij të panjohur dhe zbuloi një sekret familjar, i cili mbeti i fshehur për dekada. “Unë kam një vëlla tjetër, të cilin e dua dhe e adhuroj dhe që nuk e dija se e kisha”, tha ai për Desert Island Discs të BBC Radio 4.

Frontmeni i U2 theksoi se kishte marrë vesh për gjysmëvëllain e tij në vitin 2000, ndërsa shpjegoi se nëna e tij Iris, e cila vdiq në vitin 1974, nuk e dinte që burri i saj kishte një fëmijë nga një grua tjetër.

“Ne jemi një familje shumë e ngushtë dhe mund të them se babai im kishte një miqësi të thellë me këtë grua të mrekullueshme që lindi vëllain tim. Fëmija erdhi papritur dhe kështu ata vendosën ta mbanin të fshehtë”.

Bono shpjegoi se vëllai i tij lindi kur babai i tij, Brendan “Bob” Hewson, pati një lidhje jashtëmartesore ndërsa jetonte në shtëpinë e tyre në Dublin me vëllain e tij Norman dhe nënën e tyre.

Duke folur në emisionin radiofonik të BBC-së, ylli i rokut zbuloi se ka gjetur falje dhe paqe duke rregulluar një marrëdhënie të tensionuar me babain e tij të ndjerë, i cili vdiq në vitin 2001. “E pyeta nëse e donte nënën time dhe ai tha po. Unë i thashë, si mund të ndodhte kjo dhe ai m’u përgjigj “mund të ndodhë”. Më tha se po përpiqej ta rregullonte. Ai nuk kërkoi falje, vetëm tha se këto janë faktet. Tani, jam pajtuar me të’.

Pas intervistës së tij, këngëtari dhe muzikanti irlandez rrëfeu se vdekja e nënës së tij, në moshën 41-vjeçare nga një aneurizëm në tru, ishte një gjemb i madh në jetën e tij. “Psikologjia ishte e papërshkrueshme, por menjëherë gjeta një familje tjetër, krijova U2, gjeta Aliun (gruan e tij) dhe gjithçka ndodhi shumë shpejt”, theksoi ai.

Sëmundja e syrit

Siç njoftoi ai, frontmeni i U2 në rrjetin televiziv britanik BBC, vuan prej 20 vitesh nga glaukoma, një gjendje e rëndë e syve që mund të çojë në humbje të shikimit apo edhe verbim.

Arsyeja që Bono mban vazhdimisht syze dielli, edhe kur është brenda, nuk është për shkak të tekave të yllit, por sepse ai vuan nga kjo gjendje e zakonshme e syve, e cila i bën sytë më të ndjeshëm ndaj dritës.

Autobiografia e tij, pritet të dalë në nëntor 2022

Sipas informacioneve nga BBC, Bono planifikon të nxjerrë autobiografinë e tij në nëntor 2022. Libri do të ndahet në 40 kapituj, secili prej të cilëve do të titullohet sipas një kënge U2. Libri për jetën e muzikantit do të titullohet “Dorëzimi: 40 këngë, një histori” dhe do të rrëfejë si fëmijërinë e tij në Dublin ashtu edhe ngritjen e U2 në krye, ndërsa do të përfshihen edhe kapituj mbi aktivizmin e tij. Në lidhje me të menduarit pas librit, muzikanti irlandez tha: “Doja të pikturoja në detaje atë që kisha skicuar vetëm në këngë. Njerëzit, vendet dhe mundësitë në jetën time’.

Grupi mbetet një nga më të njohurit në botë, pasi ka prodhuar një numër albumesh numër 1. Ata kanë pasur gjithmonë formacionin e tyre origjinal me The Edge në kitarë, Adam Clayton në bas dhe Larry Mullen Jr. në bateri. Bono, sipas The Times, tha se ndërsa anëtarët e tjerë e kishin dashuruar emrin e grupit, ai nuk ishte emocionuar me të, gjë që nuk është ende rasti sot. Madje, ai ka treguar se e fik radion kur dëgjohen këngët e grupit pasi nuk i pëlqen zëri i tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.