BOTA

“Nuk i prisja këto këngë. Është për të ardhur keq”/ Tifozët turq të futbollit brohorasin “Vladimir Putin” gjatë një ndeshjeje kundër Kievit

18:18 - 28.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup tifozësh turq të futbollit kënduan emrin e Vladimir Putin gjatë ndeshjes së së mërkurës mbrëma mes klubit Fenerbahçe të Stambollit dhe Dynamo Kyiv, duke nxitur zyrtarët ukrainas të reagojnë.




Tifozët e Fenerbahçes bërtitën emrin e presidentit rus Vladimir Putin pasi shënoi Dinamo Kyiv gjatë ndeshjes kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Kyiv mundi skuadrën turke 2 me 1 për të kaluar në raundin e tretë kualifikues të kompeticionit më të lartë evropian.

“Është shumë e trishtueshme të dëgjosh fjalët e mbështetjes nga mbështetësit e Fenerbahçes në favor të vrasësit dhe agresorit rus që bombardoi vendin tonë”, tha në përgjigje ambasadori i Ukrainës në Turqi, Vasyl Bodnar.

“Nuk i prisja këto këngë. Është për të ardhur keq”, tha trajneri i Dinamos, Mircea Lucescu për mediat turke pas ndeshjes.

“Ukraina e rrëzoi Vladimir Putinin në terrenin turk me rezultatin 2 me 1… Ne rekomandojmë tifozët turq të qëndrojnë në anën e fituesit”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.