BOTA

Merret vendimi, fëmijëve nën moshën 13-vjeç do të iu ndalohet telefoni

19:05 - 02.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fëmijëve do tu ndalohet të marrin pjesë në rrjetet sociale si TikTok, Instagram, Facebook e Snapchat derisa të mbushin moshën 18 vjeç.




Raporti i fundit thekson gjithashtu se fëmijët duhet të mbrohen nga industria e teknologjisë që shtyhet vetëm nga fitimet, dhe strategjitë për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve, shkruan media e huaj.

Sipas studimit tre-mujor të drejtuar nga neurologu Servane Mouton dhe psikiatrja Amine Benyamina, fëmijët nuk duhet të ekspozohen ndaj smartphoneve ndërsa në rrjetet sociale ata duhet të kenë akses vetëm në rrjetet etike dhe të kontrolluara.

Kjo pasi rrjetet aktuale të udhëhequra nga përfitimet monetare si TikTok, Instagram e Snapchat dëmtojnë adoleshentët e rinj para moshës 18 vjeçare dhe i lënë me mungesa në orët e gjumit.

Për fëmijët deri në gjashtë vjeç ekranet duhet të eliminohen tërësisht, përveç disa rasteve për qëllime edukative, në shoqëri të të rriturve.
Studiuesit propozojnë se në shkollat fillore fëmijët nuk duhet të kenë tableta individuale përveç rasteve kur ato ndihmojnë me paaftësitë fizike ose mendore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.