AKTUALITET

Shqipëria goditet sërish nga një valë e të nxehtit afrikan/ Sa do të arrijnë temperaturat këtë javë!

14:45 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Lajme të mira për të gjithë pushuesit që nisin nga 1 Gushti lejen. Sinoptikanët nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije se edhe java që presim përpara parashikohet me mot të qëndrueshëm si dhe temperatura të cilat ende mbeten të larta.




Moti për të gjithë javën parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave të pakta por hera-herës edhe mesatare. Në relievet malore në lindje si dhe zonën e jugut vranësirat hera-herës deri të dendura por kalimtare.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa në bregdet dhe lugina me rrahje deri në 8-10m/s.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e Mërkurë mbi vendin tonë depërton përsëri një valë e të nxehti me masa ajrore nga Afrika e Veirut si dhe temperatura të cilat parashikohet të presin përsëri vlerat 38 deri në 40°C.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.