BOTA

Armët bërthamore/ Kreu i OKB në 77-vjetorin e bombës atomike në Hiroshimë

09:40 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Njerëzimi po luan me një armë të mbushur” ndërkohë që krizat me potencial për katastrofë bërthamore po përhapen në mbarë botën, tha kreu i OKB-së Antonio Guterres në Hiroshima të shtunën, në 77 vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike.




Në një përkujtim të përvitshëm, Guterres paralajmëroi për rrezikun e paraqitur nga kriza në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në Gadishullin Korean, ndërsa përshkroi tmerret e duruara nga qyteti japonez.

“Dhjetëra mijëra njerëz u vranë në këtë qytet sa hap e mbyll sytë. Gra, fëmijë dhe burra u dogjën në një zjarr ferri”, tha ai.

Të mbijetuarit “u mallkuan me një trashëgimi radioaktive” të kancerit dhe problemeve të tjera shëndetësore.

“Duhet të pyesim: Çfarë kemi mësuar nga reja e “kërpudhës” që u fry mbi këtë qytet?”

Rreth 140,000 njerëz vdiqën kur Hiroshima u bombardua nga Shtetet e Bashkuara më 6 gusht 1945 – një numër që përfshin ata që humbën jetën pas shpërthimit nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Sot, “krizat me nuanca të rënda bërthamore po përhapen me shpejtësi – nga Lindja e Mesme, në Gadishullin Korean, në pushtimin e Ukrainës nga Rusia”, tha Guterres, duke përsëritur paralajmërimet që bëri këtë javë në një konferencë të Traktatit të Mospërhapjes bërthamore në Nju Jork.

“Njerëzimi po luan me një armë të mbushur” tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.