LAJMI I FUNDIT

Parkingu dhe zona e tifozëve gati, ja si paraqitet situata në kompleksin e Partizanit para fillimit të sezonit (FOTO)

21:08 - 07.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një periudhe përgjumjeje pas hyrjes së ekipit të parë në stadiumin e ri, punimet në kompleksin e Partizanit kanë nisur së fundmi dhe po ecin me ritëm të kënaqshëm.




Në një vëzhgim të gazetës , u vu re se në pjesën e parkingjeve dhe zonën pas stadiumit, ku do të kalojnë tifozët, e gjithë sipërfaqja është shtruar me beton.

Ky është padyshim një zhvillim shumë pozitiv, pasi me vendosjen e stolave në stadium ka shumë pak pengesa për të organizuar ndeshje.

Gjithashtu, burime për gazetën bëjnë me dije se në ditët e ardhshme do të nisë puna edhe për shembjen e godinave të ish-hartografisë, që po pengojnë nisjen e punës për ndërtimin e dy fushave stërvitore.

000
Ooo
P P
Pppp

 

 

 

Një ekskavator dhe mjete të tjera të rënda janë pozicionuar aktualisht në kompleks. Ndërkohë, vijon puna edhe brenda hotelit, që ka marrë vëmendje të veçantë së fundmi. Panorama Sport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.