BOTA

Ditë zie për kinematografinë! Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare aktorja e njohur, vuante prej kohësh nga kanceri

23:46 - 08.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Olivia Newton-John, këngëtarja dhe aktorja më e njohur për rolin e saj në muzikalin “Grease”, vdiq të hënën në moshën 73-vjeçare.




Aktorja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore mëngjesin e sotëm, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Lajmin e trishtë e konfirmoi bashkëshorti i saj, John Easterling.

Në karrierën e saj pesë dekadash në muzikën country dhe pop, ajo ka shitur më shumë se 100 milionë disqe dhe ka pasur 40 hite në Billboard 100.

Ajo mundi dy herë kancerin e gjirit por u diagnostikua përsëri në vitin 2017.

 

Olivia Newton-John with her husband, John Easterling, who announced her death on Monday. She is shown, right, in her most iconic role in Grease in 1978

“Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë. Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit.”, ka shkruar bashkëshorti i saj.

 

Burri i Newton-John njoftoi vdekjen e saj në faqen e saj në Facebook të hënën. Ajo ishte 73

/abcnews.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.