BLUETOOTH

Georgina Rodriguez shëtit në Mançester me veshje dhe bizhuteri 2 milionë euro

22:29 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Georgina Rodriguez në çdo paraqitje provokon me bukurinë por edhe me bujarinë e saj.




Një ditë më parë ajo “ngarkoi” në rrjetet sociale një foto të saj nga një shëtitje në Mançester, ku jeton me Cristiano Ronaldon dhe familjen e tyre dhe të gjithë komentuan vlerën e veshjeve dhe bizhuterive të saj!

Veshja e modeles dhe influencës së njohur i kaloi 2 milionë eurot!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Gruaja spanjolle që nga shitësja në një dyqan veshjesh në Madrid u bë partnerja e futbollistit më të famshëm të kohës sonë, ka mësuar të jetojë në luks dhe së fundmi e pamë në dokumentarin e Netflix.

Sipas një raportimi të Marca, modelja është shfaqur me një fustan Stella McCartney me vlerë 1900 euro. Ajo kishte veshur sandale LeSilla me vlerë 765 euro. Çanta e saj ishte Hermes (BIRKIN 30 BLEU MYKONOS) dhe kushton 94,000 euro!

Në njërin gisht të dorës ajo mbante dy unaza. Njëri ishte diamant me safir me vlerë 800 mijë euro. Tjetri është një Cartier 700,000 euro. Veshjen e ka plotësuar edhe një orë Rolex me vlerë 550 mijë euro. Në fakt, është një ar i bardhë 18K GMT Master II, i zbukuruar me diamante në numrin dhe rripin.

Të gjitha së bashku kushtojnë 2.146.665 euro.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.