BOTA

Goditet me thikë në skenë shkrimtari i njohur, që shkroi “Vargjet Satanike” (VIDEO)

17:38 - 12.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, i cili merrte prej vitesh kërcënime me vdekje pasi shkroi “Vargjet Satanike”, është sulmuar në shtetin e Nju Jorkut.




 

Ish-fituesi i çmimit Booker po fliste në një eveniment të Institutit Chautauqua në momentin kur u sulmua.

Dëshmitarët thonë se panë një burrë duke vrapuar në skenë, i cili e goditi Rushdie me grusht ose me thikë.

Një video e postuar në internet tregon të pranishmit që nxitojnë në skenë menjëherë pas incidentit.

Autori mësohet se është ndalur nga personat në vendngjarje. Ndërsa aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e shkrimtarit te njohur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.