BLUETOOTH

“Prisni tronditjen në fund!”/ Pak orë nga koncerti i Noizy-t, çfarë po paralajmëron Stresi? (FOTO)

18:36 - 14.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reperi shumë i dashur për publikun në Shqipëri dhe diasporë, Noizy do të zhvillojë mbrëmjen e sotme koncertin madhështor, të titulluar “The Alpha Show”.




Në prezencën e rreth 40 artistëve vendas dhe ndërkombëtarë, Noizy do të performojë hitet më të zjarrta të repertorit të tij dhe ka paralajmëruar publikun se ky koncert do të jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP.

Por, ajo që pritet të surprizojë vërtetë fansat është prania e reperit Stresi, për shumë vite rival i Noizy-t dhe tanimë mik i tij i afërt prej një viti.

2cc33f51 8d62 4489 Bcd4 Abeb9fed2a49

Shumë fansa kanë aluduar se prezenca e Stresit në koncert mund të shënojë edhe bashkëpunimin e parë midis dy reperëve, që miqësinë e kthyen në urrejtje dhe tashmë duken sërish të pandarë duke i dhënë fund pakënaqësive.

 

 

Dhe pak orë para performancës në skenë, Stresi duket se i ka dhënë zë aludimeve për një bashkëpunim duke postuar në Instastory një mesazh, ku shprehet se në fund do të jetë qershia mbi tortë e koncertit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.