OPINION

Atentat për shqiptarët dhe dhuratë për Serbinë!

10:15 - 15.08.22 AGRON GJEKMARKAJ
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Projektligji për lejimin e shamisë ambjentet institucionale shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë por perdorim i saj politik. Një perdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë. Me simpati shikohej Albin Kurti kur shiste shtepinë e tij për të mbajtur partinë por me perbuzje sot kur shet Kosoven tek radikalizmi për të mbajtur pushtetin. Kosvaret i thanë “jemi komb i Dua Lipes dhe jo i Dude Bales”! Bota intelektuale e Kosoves sot ka mundesi të zgjedhë mes Sabri Hamitit e Shefqet Krasniqit. Ata gjithmonë kanë ditur të zgjedhin driten e iluminizmit para erresires që imponon çdo mbulim.




Kushdo që e njeh historinë e kombit dhe shteteve tona e di që cila ka qëndë lënda e para që Serbia perdorte kunder shqiptarve në ish Jugosllavi. Po kaq e di se sa perpjekje titanike bënë rilindasit tanë për të mundur paragjykimet nderkombetare dhe pusitë e fqinjëve. Marrveshjet që Mbreteria Jugosllave dhe shteti i Titos bënë me Turqinë për zhvendosjen e shqiptarëve dhe shpopullimin e Kosoves u realizuan për të goditur indin kombetar dhe duke abuzuar me perkatësinë fetare.

Veshtirësitë që u imponoheshin shqiptarëve për të drejta kombetare e shkolla në raport me objektet e kultit dhe akuzat për fondamentalizem nga propoganda e Milosheviçit kanë qënë strategjike në menyrë që kosovaret të shiheshin me paragjykim nga perendimi. Elitat e Kosoves , studentet por edhe qytetaret e zakonshem në 1968, 1974, 1982, 1989 , 1991, 1999 e mbrojten Kosoven me logjike, kurajo e të drejtë historike nga akuzat monstruoze që mund t’i vrisnin të ardhmen. Në këtë kontekst Ibrahim Rugova dhe plejada e ndritur e ndjekesve të tij që sot duhet të flasin perseri kthyen Kosoven me zemer e fytyrë nga kontinenti që ajo i perket.

Nato, SHBA, Europa, bënë luftën më të paimagjinueshme duke ju besuar shqiptarve, duke çmuar rezistencen e tyre për të jetuar si europianë në vatrat e tyre ndaj bombarduan per disa muaj Serbinë dhe krijuan shtetin e Kosoves si investim i drejtperdrejtë i vlerave perendimore. Feja dhe perdorimi i saj ideologjik nuk janë e njëjta gjë. Shqiptaret në këtë pikpamje që me Pashko Vasen gjeten formulen e tyre ideologjike me avanguardë ” feja e shqiptarit është shqiptaria”, identiteti kombetar mbi atë religjioz në menyrë që ky i dyti të jetë i garantuar, besim i lirë në shtet të lirë, kjo u aplikua edhe në Vloren e 1912. Politika shqiptare ka bërë një herë shumë vite më parë një atentat ndaj shtetit laik dhe harmonisë fetare , diten kur antarësoi Shqiperinë në Konferencen Islamike, duke qënë ne një shoqeri multifetare dhe jo vetem kaq por edhe laike, ateiste e agnostike.

Së paku kjo pjemsarrje nuk u kujtua më me krenari por u trajtua me skutheri diabolike që nga ajo ditë e sot. Kur Ismail Kadare me intuiten që pak kush e ka patur sa ai shkroi “identiteti europian i shqiptarve” për habi shkaktoi dhe reagime e zemerata. Lindja radikale ajo që e perdor fenë si ideologji kishte shtrirë tentakukat e veta edhe në shoqërinë shqiptare. Prej vitesh në Kosove flisnin për këtë intelektuale e politikanë. Rreziku nuk paskesh qënë retorik por real. Por sot të gjithë ata që besojnë tek Kosova demokratike e multifetare në paqe e harmoni me traditen veten dhe të ardhmen e saj europiane duhet të reagojnë, të protestojnë, ta ndalin atentatin ndaj Kosoves dhe t’ja heqin Serbisë nga dora dhuraten e artë që Albin Kurti po i jep. Liria nuk duhet perceptuar si abuzim që për të mbytur vetveten as instrument në doren e një integralisti që Kosova për të është vetem karrigia mbi të cilen ulet. E respektoj shtetin e Kosoves në çdo hallkë të veten por jam edukuar dhe kam mesuar që ajo ishte Shqiperi dhe Kosovaret shqiptarë që mbase me shumë se pjesa tjeter derdhi gjak në shekuj në emer të identitetit, emrit shqiptar dhe harMonisë fetare si aks jetik i shoqerisë dhe shteteve tona që aspirojnë të bashkohen në BE.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kushtetuta e Republikës e përcakton këtë të drejtë, prandaj asnjë Ligj nuk mundë të aprovohet nëse nuk është në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës!

    Përgjigju ↓