LAJMI I FUNDIT

Peshëngritësi Ertjan Kofsha fenomenal, tri medalje ari në Kampionatin Europian U-17!

21:32 - 15.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17 që po mbahet në Raszyn të Polonisë.




Talenti shtërmenas, i cili është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska, ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.

Kofsha, i cili garoi në peshat 89 kg, realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.

Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg. Gjithçka mbyllet me festën e merituar për Shqipërinë në këtë kompeticion, ndërsa Ertjan Kofsha konsiderohet pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian, pasi disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

Rezultatet shumë premtuese, të cilat konfirmojnë edhe një herë se peshëngritja mbetet absolutisht sporti më i suksesshëm i vendit në arenën ndërkombëtare./ PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.