BOTA

“Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë!”/ Gjenden 100 tonë peshq të ngordhur në një lumë në Poloni

22:36 - 16.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pothuajse 100 tonë peshq të ngordhur janë mbledhur deri më tani nga brigjet e lumit Oder, i cili rrjedh nëpër Gjermani dhe Poloni.




“Asnjëherë më parë nuk kemi organizuar një operacion të kësaj shkalle në një lumë”, tha Monika Noëakoëska-Drida, zëdhënësja e Zyrës së Shtypit të shërbimit zjarrfikës. Zëdhënësja konfirmoi se nga e premtja e deri më sot peshqit e ngordhur arrijnë në 100 tonë.

Shkaku i vdekjes së peshkut është i paqartë, por autoritetet dyshojnë se është për shkak të ndotjes kimike të lumit.

“Sasi të mëdha mbetjesh kimike ndoshta janë hedhur në lumë, me njohuri të plotë të rrezikut dhe pasojave”,  tha kryeministri Mateusz Morawiecki javën e kaluar.

Ministrja e Mjedisit Anna Moskva sqaroi sot se në asnjë nga mostrat e marra deri më tani nuk janë gjetur substanca toksike. Qeveria, shtoi ai, po shikon edhe shkaqe të tjera të ndryshme të mundshme, si përqendrimi i tepërt i ndotësve dhe kripës për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumenjve ose temperaturës së lartë. Një mundësi tjetër është shkarkimi, nga industritë, i ujit që përmbante një sasi të lartë klori.

Mostrat e ujit testohen në Poloni dhe Gjermani. Varshava gjithashtu ka dërguar mostra në laboratorë në Republikën Çeke, Holandë dhe Britani.

Vitet e fundit Oder konsiderohej një lumë relativisht i pastër, shtëpia e rreth 40 llojeve të peshqve. Më shumë se 500 zjarrfikës janë përfshirë në operacionin për pastrimin e lumit, tha Novakoëska-Drida.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.