Horoskopi

Parashikimi i horoskopit 31 gusht 2022, çfarë kanë rezervuar yjet për ju

07:23 - 31.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

DASHI




Sot nuk duhet të sforcoheni për t’u dukur të qetë sepse për momentin gëzoni ekuilibër. Në aspektin profesional do të kapërceni një pengesë.

DEMI

Do të jeni në një fazë ku do të mbizotërojë dembelizmi. Në aspektin e ndjenjave do t’ju kthehet fantazia që e kishit lënë pas dore.

BINJAKËT

Do të keni fat në investime të reja ose projekte. Në punë do të propozoni programe që do të marrin miratimin e kolegëve.

GAFORRJA

Në këto momente jeni shumë të mërzitur dhe në punë do të bëni gjithçka vet. Do të doni të veproni të pavarur.

LUANI

Do të merrni vendimet e duhura për një miqësi që tashmë është mbyllur. Në aspektin profesional do të vërtetoni aftësitë tuaja parashikuese.

VIRGJERESHA

Në këto momente do të jeni në një gjendje të shkëlqyer psikologjike dhe gjithçka do të duket e prekshme. Do t’i përmbyllni të gjitha angazhimet në punë.

PESHORJA

Nëse nuk keni vendosur ende si ta organizoni ditën tuaj, duhet t’i kushtoheni vetvetes dhe të merrni momente pushimi.

AKREPI

Do të ndieni nevojën për të ikur nga rutina e momentit, por nuk do të keni mundësi. Në dashuri do te keni një moment fantastik.

SHIGJETARI

Sot do të arrini rezultatet që dëshironi dhe kjo do t’ju entuziazmojë. Në aspektin profesional një ngjarje e rëndësishme do t’ju nxisë për t’u aktivizuar më shumë.

BRICJAPI

Nëse punoni fort në këto momente do të arrini një projekt shumë të rëndësishëm për ju. Në dashuri, një harresë do t’ju bëjë që ta paguani shtrenjtë.

UJORI

Sot do të merrni një lajm të mirë nga një miku juaj. Në dashuri do të keni një rast të shkëlqyer për të ndryshuar marrëdhënien tuaj.

PESHQIT

Një miku juaj do t’ju tregojë planet dhe pritshmëritë e veta për të ardhmen. Në aspektin e ndjenjave do të zhgënjeheni nga pritja e partnerit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.