BOTA

Presidenti kinez mbërrin në Uzbekistan, do të takohet me Putinin për herë të që prej nisjes së luftës në Ukrainë

19:13 - 14.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Samarkand të Uzbekistanit, sipas asaj që raportojnë mediat shtetërore kineze.




Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua raporton se Xi mbërriti në qytet “për të bërë një vizitë shtetërore në Uzbekistan dhe për të marrë pjesë në takimin e 22-të të Këshillit të Kryetarëve të Shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Xi pritet të takohet edhe me presidentin rus Vladimir Putin në margjinat e bisedimeve të SCO-së.

Ky do të jetë takimi i parë kokë më kokë midis dy liderëve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, në fund të shkurtit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.