BOTA

VIDEO/ Incident në “O2 Arena” të Londrës, protestuesi hyn në fushën e tenisit dhe i vë flakën krahut!

22:22 - 23.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një incident i rëndë ka ndodhur në “O2 Arena” të Londrës, ku po zhvillohet turneu i tenisit që sheh edhe lamtumirën e gjigandit të këtij sporti, zvicerianit Roger Federer.




Një protestues është futur në fushën e tenisit dhe i ka vënë zjarrin krahut pak para se Federer të zhvillonte ndeshjen e tij të fundit në 02.

Protestuesi 20-vjeçar, i quajtur Kai, i cili ndërpreu setin e dytë të ndeshjes tek meshkujt midis Stefanos Tsitsipas dhe Schwartzman, është anëtar i grupit “End UK Private Jets”, i cili pretendon se ’emetimet e karbonit në 2022 janë gjenocid’.

Ai i vuri flakën krahut të tij dhe dukej që po përjetonte dhimbje të mëdha ndërsa flakët i përhapeshin në të gjithë krahun.

Pas pak minutash, ai fërkoi krahun e tij për të shuar flakët ndërsa ishte ulur në fushën e tenisit, ndërkohë që sigurimi nxitoi për ta kapur, duke e tërhequr përfundimisht zvarrë.

Ndërkohë, legjenda e tenisit, Federer, zbuloi në fillim të këtij muaji se turneu i Londrës, “Laver Cup”, do të ishte kompeticioni i fundit i karrierës së tij, pasi kishte luftuar me një sërë lëndimesh vitet e fundit.

Dje, ikonat e tenisit Andy Murray, Rafa Nadal dhe Novak Gjokoviç luajtën të gjithë në të njëjtën fushë me asin zviceran, i cili ka fituar 20 trofe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.