Kryesore

Festa zgjat shumë pak, Izraeli ndëshkon kuqezinjtë! Siguron fitoren 4 minuta pas golit të Uzunit

22:46 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga “Tel Aviv” ndaj Izraelit. Rasti ynë më i mirë ishte në minutat e para të lojës ku Broja përfitoi me dinakërinë e tij prej sulmuesi dhe i rrëmbeu topin kundërshtarit brenda zonës, por goditje e tij përballë portës ishte shumë e dobët dhe pak kërcënuese për portierin e izraelit.




Pastaj,  skuadra vendase ka tentuar disa herë për të kërcënuar portën e Strakoshës, ku rastet dhe goditjet kanë qenë tepër të rrezikshme.

Pjesa e dytë ka nisur menjëherë në favorin e Izraelit, teksa në minutën e 46-të, Hysaj ka gabuar në krahun e djathtë dhe Weissman ka shënuar përballë Strakoshës.

Kombëtarja jonë pati disa raste me Brojën dhe Cikalleshin, por pa rezultat. Shpresa lindi në minutën e 88-të, ku Uzuni realizon një gol fantastik. Festa zgjat shumë pak për kombëtaren tonë, pasi në minutën e 92-të, Baribo realizon golin e përmbysjes.

Shqipëria tashmë me këtë rezultat, e ndodhur në vendin e tretë në grup më 1 pikë, do të zbresë në Ligën e dytë (B) të Nations League.

FORMACIONET ZYRTARE:

IZRAEL (4-3-3): Glazer, Dasa, Miguel Vitor, Goldberg, Leidner, Koniçovski, Lavi, Karzev, Haziza, Abada, Veisman.

SHQIPËRIA:  (4-3-1-2): Strakosha; Balliu, Ismjali, Ajeti, Hysaj; Gjasula, Laçi, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi.

Minutë pas minute:

90- Gool Izraeli me Baribo.

88-Golll. Uzuni barazon shifrat me një gol spektakolar.

80- Rezultati vijon 1-0. Pavarësisht presionit kuqezi, Izraeli qëndron mirë në prapavijë.

69- Aksion i bukur i Shqipërisë. Ramadani ndalet vetëm nga Glazer, me portierin që duket në një natë të mirë sonte.

62- Izraeli pranë golit me Abada. Me portën e boshatisur, lojtari vendas bën gjithçka keq.

52- Shqipëria reagon me Ajetin. Vetëm kaq, pasi goditja me kokë shkon jashtë.

 

47- Goll. Izraeli realizon gol me Weismann. Ndeshja kthehet në malore për djemtë e Edy Rejas.

46- Nis e dyta.

45- Mbyllen 45 minuta.

43- Broja gjendet sërish para porte, përsëri nuk gjen rrjetën. Gjuajtja e tij mbetet e dobët.

32-Abata mund të ndëshkonte Shqipërinë, por nuk ka koordinimin e duhur. Ekipi i Rejas është me fat tani.

22- Faull për Izraelin pas një dueli Laçi- Gavriel Kanichowsky.

20- Dasa ndërmerr iniciativën. Asgjë për t’u shqetësuar për Strakoshën, sfera mbi traversë.

15- Cikalleshi provon nga distanca. Topi shkon shumë larg portës.

 

6- Broja ka shansin ideal për të shënuar, nuk tregohet i saktë para portierit.

5- Laçi insiston mirë në krah, por topi devijohet nga mbrojtja.

1- Nis ndeshja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.