Kronikë

Plagosen dy persona në Shkodër-Koplik, njëra prej makinave përfundon në murin e një banese!

22:19 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në aksin Shkodër-Koplik. Si pasojë e ngjarjes, janë lënduar dy persona. Gjendja e të plagosurve nuk bëhet me dije për momentin.




Mësohet se nga forca e goditjes, njeri nga mjetet ka përfunduar në avllinë e një shtëpie.

Nga ana e saj, policia njofton se si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volkswagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Njoftimi:

Rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër – Koplik, në afërsi të një karburanti, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është  përplasur me mjetin tip Volkswagen , me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.