Kryesore

Rama nga Asambleja e OKB-së: Do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën!

17:58 - 24.09.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.




Gjatë kësaj fjale, ndër të tjera kreu i qeverisë adresoi edhe situatën e krijuar jo vetëm në Evropë por edhe në të gjithë botën pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta kombëtare…dhe lakmia për dominim.

Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtuar hidhur….nga një luftë e paprovokuar në Kontinentin Evropian. Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës por eshtë edhe një sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare…Ne do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj”, theksoi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.