AKTUALITET

Shoqata e Anestezistëve: Arrestimi i mjekut me bujë u bë për ta denigruar!

14:14 - 24.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqata e Anestezisteve dhe Reanimatoreve te Shqiperise, ASAI ka reaguar e keqardhur për mënyrën e arrestimit të mjekut tek Spitali i Traumës në Tiranë, i akuzuar se merrte rryshfet nga pacientët, duke e quajtur këtë një denigrim të figurës së bluzave të bardha, që nuk i shërben atyre që duan të përmirësojnë sistemin shëndetësor.




Në një postim në rrjetet sociale, shoqata thekson se ky operacion që bëri kaq bujë, nuk është parë as për arrestimin e ndonjë krimineli të rrezikshëm, apo të ndonjë zyrtari të lartë të akuzuar për korrupsion.

REAGIMI

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë po ndjek me shumë vëmendje rastin e ndalimit të kolegut tonë anestezist në Spitalin e Traumës, Fitim Marku.

Ndërkohë që mbështesim cdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e cdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut.

Pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk i shërbejnë askujt që kërkon me të vërtetë përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend.

Vlen të kujtojmë se operacione të tilla, të organizuara me kaq bujë mediatike, nuk i kemi parë as në rastet e ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të përmasave të mëdha!

Jemi të sigurt që kolegu mjek do të ishte paraqitur pranë organeve përkatëse edhe me një fletëthirrje të thjeshtë. Të mos harrojmë as vijën shumë të hollë që ndan simulimin gjatë hetimit dhe provokimin, gjë që ata që organizojnë operacione të tilla e dinë shumë mirë.

Urojmë që kolegu të provojë pastërtinë e figurës së tij, nëpërmjet një procesi të drejtë ligjor!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.