AKTUALITET

VIDEO/ Me gotë në dorë Sali Berisha mban fjalimin në dasmën e të birit: Të dashur familjarë dhe miq, shkurt dua të them dy fjalë…

20:30 - 25.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë e rëndësishme kjo e sotmja për familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha. Djali i tij, Shkëlzen Berisha kurorëzon dashurinë e tij disavjeçare me blogeren Armina Mevlani, në martesë.




E teksa të gjithë të dashurit e zemrës po festojnë për ta, nuk kishte si të mungonte dhe fjala e kryetarit PD, Sali Berishës, në mbrëmjen e tyre.

Berisha në hapje të dasmës me një gotë verë në duar ka falenderuar të gjithë të afërmit dhe miqtë që i janë bashkuar në gëzimin e tyre.

“Të dashur familjarë, të dashur miq. E dashur Arben dhe Mimoza. Të dashur dhe Armina dhe Shkëlzen. Dasmat fjalime nuk duan, ndaj dhe unë shkurt dua të them dy fjalë. Dua nga zemra të uroj Arminën dhe Shkëlzenin të cilët kurorëzuan dashurinë dhe miqësinë e tyre disa vjeçare sonte në këtë ceremoni, këtë dasmë me miqtë të afërmit e tyre”, dëgjohet të thotë ish-kryeministri.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.