AKTUALITET

Planifikonin të grabisnin, por u filmuan nga kamerat, arrestohen dy shqiptarë në Francë

17:08 - 26.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtunën më 24 shtator, rreth orës 19, dy persona meshkuj u panë nga sistemi i mbikëqyrjes video të instaluar në qendrën e depozitimit të mbetjeve në vendin e quajtur Le Petit Embuet, në qytetin Pélussin të Francës.




Të alarmuar, xhandarët kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje për të arrestuar dy personat, para se të kishin kohë për të kryer vjedhjen. Dy të dyshuarit me origjinë shqiptare të moshës 25 dhe 30 vjeç janë dërguar në komisariatet përkatëse. Njëri nga të dy u largua me një kujtesë të thjeshtë të ligjit. Tjetrit, i pranishëm në territorin francez në mënyrë të parregullt, i është caktuar rezidenca, pasaporta i është mbajtur nga autoritetet. Më pas atij do t’i ndalohet qëndrimi në territorin kombëtar për një vit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.