LAJMI I FUNDIT

Ngec ujdia Çuçi-Patel për azilantët/ Londra: Nuk zbatojmë procedurat e përshpejtuara

14:02 - 27.09.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-ministrja e brendshme britanike, Priti Patel nënshkruan në muajin gusht ujdinë, sipas të cilës do të përshpejtoheshin procedurat e deportimit të shtetasve shqiptarë që kishin kaluar ilegalisht kanalin e La Manshit.




Procedura e përshpejtuar, sipas paktit, do të ndiqej edhe ndaj atyre që kishin aplikuar për të përfituar statusin e azilantit.

Por, autoritetet britanike thonë se nuk mund ta zbatojnë këtë marrëveshje pasi bie në kundërshtim me legjislacionin vendas. Pohimi është bërë nga departamenti legjislativ i Ministrisë së Brendshme britanike, që u ka kthyer përgjigje organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Të dhënat e ‘Home Office’ tregojnë se 53 përqind e shqiptarëve që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe u jepet ky status. Sipas aktivistëve, shifrat konfirmojnë se për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, vendlindja e tyre nuk konsiderohet një vend i sigurt për të jetuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.