AKTUALITET

Berisha flet me bindje: Do të nxjerrim nga pushteti Edi Ramën

11:43 - 07.10.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Edi Rama e ka bazuar qeverisjen në vjedhje e grabitje, ndërsa këtu solli në vëmendje largimin e të rinjve drejt perëndimit.




“Nuk është as socialist as demokrat, as i paparti, por ky është një hajdut që vjedh nga mëngjesi deri në darkë.  Është hajdut, që pasurinë e tij e ndërton mbi fatkeqësinë e shqiptarëve duke i përzënë ata nga Shqipëria. Kjo është e vërteta”, tha  Berisha në takim me banorët në Memaliaj.

Referuar situatës së rëndë energjetike ku parashikohet rritja e çmimit, Berisha tha se kjo vjen për shkak të keqmenaxhimit dhe vjedhjeve masive të pasurive kombëtare. Ai garantoi qytetarët se opozita do të bashkohet dhe do largojë nga pushteti qeverinë Rama.

“Pasuritë tona kombëtare janë shndërruan në mallkim për ne. Për herë të parë paguajmë çmime të tmerrshme. Të bëjmë gjithçka për një fitore të thellë në këto zgjedhje. Opozita do të bashkohet dhe do të nxjerrë nga pushteti Edi Ramën”, shtoi ai


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.