AKTUALITET

Banorët ‘përplasen’ me ndërtuesen që shiti tre herë banesat e tyre: Asnjë gjemb në këmbë nuk i ka hyrë asaj…

21:34 - 24.11.22 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Në vitin 2019, “Stop” ka publikuar rastin e Luan Nikollarit, i cili denonconte ndërtuesen Drita Daci, për shitje dy herë të apartamentit, që e kishte blerë me kredi në vitin 2015. Çifti Nikollari ka ndërruar jetë, por ndërtuesja Daci vijon të shkaktojë probleme pa i hyrë gjemb në këmbë.




Banorëte dy pallateve të ndërtuar nga Drita Daci denoncojnë këtë të fundit, pasi ajo ka braktisur objektet dhe banorët janë detyruar, të zgjidhin bashkë energjinë, ujin, ashensorin dhe hipotekën e apartamenteve.

“Këtë pallat e përfunduam ne banorët me investimet tona. Kjo nuk zbatoi projektin, nuk solli as ujë, as ashensor, as shkallë dhe ne u detyruam sepse kishim paguar paret. Dy ashensorët që janë vënë dhe montuar, bashkë me sistemin e ujit të pijshëm, bashkë me energjinë elektrike kanë shkuar afërsisht 50 e ca mijë Euro. I kanë paguar vetë banorët, përveç çmimit që e kemi blerë”, u shpreh një qytetar.

“Asnjë gjemb në këmbë nuk i ka hyrë asaj”, u shpreh një qytetare.

Një tjetër tha se shtëpinë e tij ndërtuesja e kishte shitur 3 herë.

“Kam qenë në gjyqe me të. Drita Daci nuk u dënua”, tha qytetari.

Më në fund, në 2021-shin, këto dy objekte u legalizuan me kërkesën e banorëve dhe me shpenzimet e tyre. Në një ceremoni pompoze certifikatat u dhanë nga kreu i Kadastrës Artan Lame.

Por legalizimet u anuluan, pasi Drita Daci bëri një denoncim në SPAK me pretendimin, se banori që u mor me legalizimin ka marrë para. Banorët e penalizuar nga abuzimi dhe pandëshkueshmëria, përballen me ndërtuesen problematike, duke ia numëruar në fytyrë të gjitha problemet.

Drita Daci: Janë bllokuar se janë bërë në mënyrë të paligjshme nga administratori i pallatit zoti Naim Peka.

Gazetari: Po këto hyrjet që i keni shitur nga dy herë, tre herë?

Drita Daci: Nuk ka hyrje të shitura nga dy herë.

Gazetari: Pse e keni braktisur këtë pallat dhe është bërë nga banorët? Kush e ka vënë ashensorin?

Banorja: Ashensorët iu vumë vetë. Prit të flas unë tani. Ashensorin e vumë vetë?

Drita Daci: Po.

Banorja: Ujin e vumë vetë?

Drita Daci: Po.

Banorja: Dritat i lidhëm vetë?

Drita Daci: Kush tha? Unë të them. Të gjithëve u është zbritur në këstet e fundit që kanë pasur.

Banorja: Absolutisht asgjë.

Gazetari: Janë banorët këtu zonjë, mos gënje se është turp. Zotërisë ia ke shitur tri herë ke qenë në gjyq dhe nuk të ka hyrë gjemb në këmbë? S’është e vërtetë? Hajde ikim pyesim zotërinë.

Drita Daci: Kush?

Gazetari: Ja të vijë zotëria. Ti je ndërtuese. Ja zotërisë ia ke shitur apartamentin tri herë.

Drita Daci: S’është e vërtetë!

Gazetari: Është e vërtetë?

Banori 1: Si nuk është e vërtetë? Ka qenë fierakun, me ty. I ke letrat aty moj zonjë.

Drita Daci: I kam letrat aty të gjitha.

Banori 2: Dy vjet që nuk paguan shkallën, do ia ndërpresim me ujë e me drita.

Banorja: Na ke vjedhur tërë kohën.

Drita Daci: Ti je pa kontratë fare.

Gazetari: Miqtë e “Stop” kjo është ndërtuesja Drita Daci. E patë edhe debatin, ajo gënjen haptazi. Ka shitur hyrje deri në tre herë./tvklan.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.