BLUETOOTH

Marget sot 1 vjeçe! Getoari bën dedikimin prekës: Jeta e babait, me ty linda për së dyti…

18:06 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Marget, vajza e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës sot feston ditëlindjen e parë. Nëse mendoni se dedikimin më të bukur në rrjetet sociale ia ka bërë moderatorja, gaboheni. Ka qenë reperi ai i cili i ka kushtuar fjalët më të bukura vajzës së tij.




“Jeta e babait, kur erdhe në jetë ti, unë u linda për së dyti. Tani kur shoh buzëqeshjen tënde engjëllore dhe sytë e tu të bukur plot jetë, mbështesin besimin tim, se jeta ia vlen të jetohet me të gjitha pengesat që vijnë e shkojnë gjatë rrugës. Babi do jetë gjithmonë këtu për ty bija ime! Gëzuar ditelindjen e paç jetë të gjatë e të lumtur, Engjëlli im!”

Sa i përket Marinës deri më tani, ajo nuk ka bërë asnjë urim publik për ditëlindjen e parë të vajzës së saj.

Megjithëse çifti janë shumë hermetikë sa i përket vajzës së tyre, Marina disa kohë më parë ka rrëfyer se ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër pas Marget.

“Fëmijë të dytë, e të tretë, e të katërt, nuk ndaloj unë tani”- u shpreh ajo për “T7”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.