Kryesore

“O skizofren, mos bëj si idiot!”/ ‘Shpërtheu’ ndaj Taulant Ballës, përjashtohet nga punimet e Kuvendit për 5 ditë Petrit Vasili

17:13 - 24.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është përjashtuar për pesë ditë nga punimet e Kuvendit, pasi iu kundërpërgjigj ashpër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.




Në seancën e sotme parlamentare, ku do të votohet projektbuxheti i vitit 2023, Vasili i tha Ballës edhe që të qetësohej, pasi ia adresoi emërtimet e mësipërme.

“Skizofren, mos bëj si idiot. Kërkesa për procedurë të përshpejtuar të shqyrtimit të pr/ligjit. Por s’jemi në këtë rast. S’ka lidhje fare. Qetësohu ore! (I kthehet Ballës)”, tha Vasili ndwr tw tjera.

Pas kësaj deklarate, u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku 3 vota Pro, vendosi marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë”.

 Njoftimi:

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i është kthyer ashpër kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Megjithatë, fajin për këto fyerje i ka pasur Taulant Balla, i cili e ka ndërprerë deputetin gjatë fjalës së tij, dhe ky i fundit nuk i ka kursyer sharjet dhe ofendimet duke e qujatur “skizofren”.

“Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar. O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo” tha Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.