EKONOMI

Pse u anulua granti 28 mln euro i Fondit të Investimeve për portin e Durrësit? Ambasadorja e BE sqaron vendimin: Kjo nuk do të thotë se…

16:13 - 25.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkimi Evropian është tërhequr nga investimi i projektit për portin e Durrësit, duke anuluar grantin prej 28 mln euro që ishte parashikuar për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe  2 të terminalit.




Në faqen zyrtare të “Western Balkan Investment Framework” (Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor) ky projekt mban tashmë statusin ‘i anuluar’. Ky vendim i BE ka ardhur në një moment kur qeveria po kalon në parlament në mënyrë të përshpejtuar projektin e ri për Portin e  Durrësit.

Një ditë pas bërjes publike të lajmit mbi anulimin e grantit të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit, ka ardhur edhe një reagim nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann.

Në fjalën e saj nga Shkodra, diplomatja e BE-së tha se këto masa ndodhin sa herë ka ndryshime të kushteve të investimeve.

“Sa herë ka ndryshim të kushte të investimeve, ndryshim të granteve të investimeve, kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për t’u bërë”, theksoi ambasadorja.

Kujtojmë se vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro. Ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi njëra prej tyre është ndërtuar në vitet 1945-1951 dhe tjetra më 1972. Ndërkohë që ndërhyrjet e vetme janë bërë më 1994. Projekti i financuar edhe nga BE-ja, parashikonte zgjerimin e sipërfaqes së kalatave, si dhe rritjen e thellësisë së projektuar, në mënyrë që të ankorohen edhe anije më të mëdha.

Ndërkohë, marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar, e shndërron portin aktual në port jahtesh dhe e kthen Durrësin, siç është shprehur kryeministri Rama, në “Dubain e Mesdheut”, ndërsa aktiviteti tregtar do të zhvendoset në Porto Romano.

Aktualisht, në këtë zonë operon një kompani private dhe aty përpunohen ngarkesa me naftë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.