Kryesore

Argjentina merr frymë lirisht, fiton 2-0 ndaj Meksikës dhe ‘futet në lojë’ për kualifikimin më tej!

21:57 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja argjentinase ka arritur të marrë 3 pikët e para pas humbjes së disa ditëve më parë ndaj Arabisë Saudite, që tronditi jo pak pozitat e kësaj skuadre në renditjen e grupeve.




Ishte Messi që do të hapte serinë e golave për ‘bianco-celestet’ me një kryevepër nga jashtë zone, gol që do të pasohej më pas me atë të talentit 21-vjeçar të Benfikës, Fernandez, i cili do t’i jepte goditjen përfundimtare Meksikës, që duket se me këtë humbje i ka thënë ‘lamtumirë’ Botërorit.

Me këtë fitore Argjentina ngjitet në vendin e dytë të renditjes, me pikë të barabarta me Arabinë Saudite, dhe me vetëm një pikë më pak se Polonia kryesuese.

Përballja e tretë do të jetë vendimtare për këtë grup, pasi atëherë do të vendosen dy më të mirat e grupit, mes Argjentinës, Arabisë Saudite dhe Polonisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.