AKTUALITET

U vra nga bashkëshorti me sëpatë, familjarët i dhanë sot mësueses në Kosovë lamtumirën e fundit!

22:16 - 26.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit mësueses, Sadije Godeni e cila dyshohet se u vra të premten, 25 nëntor, nga bashkëshorti i saj me sëpate në Kosovë.




70-vjeçari u vetëdorëzua në policia pasi vrau të shoqen. Ceremonia e varrimit të së ndjerës u mbajt në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

E ndjera ishte arsimtare e lëndës së Gjeografisë në Shkollën Fillore “Dardania ” në kryeqytet. Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Izet Godenit, i cili dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.