BOTA

Flamuri me Kosovën brenda Serbisë në botëror, Berisha kërkon përjashtimin nga kampionati: Dënoj heshtjen e turpshme të Ramës

09:37 - 27.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me provokimin e bërë nga kombëtarja serbe në Qatar, ku në dhomat e zhveshjes gjatë ndeshjes me Brazilin, u shfaq një flamur me simbole nacionaliste dhe me hartën e Serbisë ku përfshihej dhe Kosova.




Përmes një postimi në Facebook, Berisha dënon aktin e rëndë dhe kërkon përjashtimin e përfaqësueses serbe në mënyrë urgjente nga kampionati botëror.

Gjithashtu ai dënon dhe atë që e cilëson si heshtjen e turpshme të kryeministrit Rama në lidhje me çështjen.

“Shpërthim racizmi antishqiptar i ekipit të ultranacionalist serb në Katar. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt primitiv të ekipit serbomadh të Beogradit dhe kërkoj përjashtimin e tyre urgjent nga kampionati. Dënoj heshtjen e turpshme të vasalit të Aleksander Vuçiçit, Edi Rama”, shkruan Berisha.

BERISHASERBIA 3SERBIA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.