Kryesore

“Sivllau i Vuçiqit!”/ Mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë, Berisha mbërrin në parlament: Do të doja të kishte një stendë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama

10:10 - 27.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari demokrat, Sali Berisha, përpara se të futej në seancën e përbashkët mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës, vizitoi ekspozitën e vendosur në disa stenda në hyrje të Kuvendit.




Gjatë fjalës së shkurtër të mbajtur përballë të pranishmëve Berisha tha me ironi se krahas stendave ku janë personalitetet e dy vendeve, do të donte një stendë të zezë për personalitetet antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama.

“Do të doja të kishim edhe një stendë të zezë, ku të vendoseshin personalitetit antikombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama, sivllau i Vuçiqit, siç thotë ai për të tallur kosovarët,” tha Berisha.

Për të shënjuar 110-vjetorin e Pavarësisë, mbahet sot në në Kuvendin e Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.