BOTA

VIDEO/ Shpërthen vullkani aktiv më i madh në botë për herë të parë në 40 vitet e fundit! Çfarë do të ndodhë me zonat e populluara?

23:22 - 28.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa i Hawait, ka shpërthyer për herë të parë në 40 vitet e fundit.




Rrjedha e llavës është vënë në pjesën e saj më të madhe nën kontroll, por banorët janë vënë në gatishmëri dhe janë paralajmëruar më herët për rrezikun e rënies së hirit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) ka thënë se situata mund të ndryshojë me shpejtësi.

Asnjë urdhër evakuimi nuk është lëshuar ende.

BBC raporton se zonat e populluara nuk ka gjasa të preken në këtë fazë të vullkanit.

Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan. Vullkani ndodhet 4,169m mbi nivelin e detit dhe përfshin një sipërfaqe prej më shumë se 5,179 km katrorë.

Vullkani shpërtheu në orën 23:30 me kohën lokale të së dielës (09:30 GMT të hënën) në Moku’āweoweo, kaldera e majës së vullkanit.

Kalderat janë zgavra që formohen poshtë majës në fund të një shpërthimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.