Kryesore

Meta konfirmon pjesëmarrjen në protestë: Dhjetori është muaji i demokracisë dhe i Europës

12:14 - 29.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta pas homazheve te Varrezat e Dëshmorëve, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit. Meta deklaroi për mediat se dhjetori është për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës muaji i demokracisë dhe i Europës.




“Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, i çlirimit dhe lirisë. Dhe ju e dini që dhjetori po kështu për gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë dhe liridashës është muaji i demokracisë dhe i Europës, kështu që pa asnjë diskutim që më 6 dhjetor ne do të jemi të gjithë për të brohoritur se do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, një vend të lirë, ku t’i jepet fund kapjes së shtetit dhe instalimit të mafies në pushtet”, deklaroi Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.