BLUETOOTH

“Trekëndëshi” i dashurisë në kombëtaren serbe – thashetheme për marrëdhënien e Vlahoviçit me gruan e shokut të skuadrës

07:31 - 01.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një trekëndësh dashurie lë në hije kombëtaren e Serbisë, e cila mund të ketë parasysh kualifikimin në “16” të Botërorit të Katarit ndaj Zvicrës, por ndoshta duhet të zgjidhë edhe dashuritë e lojtarëve të saj.




Raportet theksojnë se sulmuesi i Juventusit, Dushan Vlahoviç, ka një lidhje me Anna Raikoviç, gruan e portierit zëvendësues të Serbisë, Predrag Raikoviç.

Rajkoviç, e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj, ndodhet në Katar për Kupën e Botës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by (@rajkovic__ana)

Skandali rozë pushtoi edhe konferencën për shtyp të skuadrës serbe në prag të ndeshjes vendimtare.

Vllahoviç – siç e priste kushdo – mohoi gjithçka, madje edhe konferencën për shtyp e nisi me këtë.

“Më vjen keq që filloj kështu, por duhet të flas për një çështje që ka të bëjë me emrin tim. Ajo që keni dëgjuar apo lexuar, është absurde e panevojshme të thuhet”, tha ai dhe shtoi:

“Disa janë të mërzitur dhe nuk kanë asgjë më të mirë për të bërë, sesa të ‘rrahin’ Kombëtaren dhe t’i shpërqendrojnë nga ajo për të cilën punojnë. Jemi të bashkuar dhe këto histori janë krejtësisht qesharake”.

Vllahoviç u zotua se do të ndërmarrë veprime ligjore: “Unë thjesht dua të mbroj emrin tim dhe do të vazhdoj me procedurat ligjore. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Shpresoja që disa njerëz të mbështesin skuadrën para një ndeshjeje shumë të rëndësishme, por po na detyrojnë të flasim për çështje që nuk kanë asnjë substancë dhe nuk kanë lidhje me futbollin”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.