AKTUALITET

Ervin Bixha mban ‘peng’ dokumentet për aksionin e paligjshëm te “Prestige Resort’, gazetarja: Nesër edhe ai do përballet me forcën e ligjit. Është cenuar parimi i sigurisë juridike

13:21 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për aksionin e paligjshëm të IKMT në “Prestige Resort”. Ajo deklaroi se po cenohet parimi i sigurisë juridike. Lala u shpreh se gjykata e ka caktuar seancën për shqyrtimin e çështjes në afatin e saj fundor dhe në çdo rast cilido të jetë vendimi, dëmi nuk do mund të zhbëhet më.




“Jam përplasur për çështjen e operacionit Forca e Ligjit. Sepse ishte një nismë për legalizimin e pasurive të trafikantëve. Ka një VKM nga qeveria shqiptare për legalizimin e disa kateve shtesë në Tiranë. Ky vendim është absurd. Tregon standardin e dyfishtë. Qeveria pretendon se ka konfiskuar disa prona por i mbron ato duke i dhënë të drejtën e parablerjes.

Nuk është ndërhyrë me tritol. Dua të qëndroj brenda fushës që njoh. Nëse gjykata thotë që ky vendim është anti kushtetues ato prona nuk preken. Nëse nesër ka një vendim për këtë pronë, ajo nuk kthehet më. Është cenuar parimi i sigurisë juridike. Ministrja Balluku ka dalë me zë dhe figurë dhe ka thënë se është e çuditshme si është ngritur një përbindësh në zemër të Tiranës. Më pas anulohet një leje që nuk e dimë si është bërë kjo gjë. Nuk e pres gjykatën. Por nëse shkojmë te shembja nuk ka rëndësi se çfarë do të thotë gjykata nesër. E mbani mend historinë e inceneratorëve? Më dukej shumë e pabesueshme që brenda disa orësh ishin kaluar disa shkresa me shpejtësinë e erës. Qëllimi ishte i thjeshtë.

Në rastin konkret po veprohet me shpejtësi për të shembur një objekt pa pritur vendimin e gjykatës. Në rastin konkret gjykata duhet ta shqyrtojë me prioritet. Gjykata e ka çuar në ditën fundore fare. Gjykata duhet lënë e lirë në qëndrimin që do të mbajë. Gjykata duhet të ishte mbledhur me shpejtësi. Shorti u hodh shumë vonë. Gjykata për të dhënë garanci ligjore e merr në shqyrtim këtë çështje me shpejtësi të jashtëzakonshme. Kur vendimi të dalë cilido të jetë, ai është vendim i vonuar. Gjykata është thelbi në këtë histori. Çdo zyrtar duhet të ndalë vendimet arbitrare”, deklaroi Lala.

Ajo foli edhe për personin që zotëron dokumentet që provojnë sulmin e paligjshëm, Ervin Bixha.

“Kur zyrtarët marrin një urdhër duan ta zbatojnë atë me sy mbyllur pavarësisht se çfarë thotë ligji. Një strukturë e tërë shtetërore u përpoq ta fshihte nga dheu dosjen 339 por përgjimet nxorën çdo gjë në pah. Dje media spanjolle fliste për një këshilltar të ministres së jashtme të lidhur me Call Center. Bixha ka refuzuar të dorëzojë urdhrin, është i ndërgjegjshëm edhe vetë se nesër do të përballet me forcën e ligjit”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.