LAJMI I FUNDIT

Messi zbret sot në fushë/ Kupa e Botës futet në fazën më të rëndësishme, ja dy ndeshjet e ditës së sotme

08:46 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy duelet e mbrëmjes së djeshme Kamerun-Brazil dhe Serbi-Zvicër, mbyllën siparin e fazës së grupeve, teksa nga sot do të nisin duelet e 1/16-ave me eliminim direkt. Në fushë do të zbresin 4 kombëtare që do të kërkojnë nga një biletë për në fazën çerekfinale.




Dueli mes Holandës dhe SHBA-së është ai që do të zhvillohet i pari në orën 16:00. Një duel që pritet të jetë tepër i luftuar, ndërkohë që “tulipanët” janë favoritë në letër.

Në mbrëmje do të luhet dueli tjetër mes Argjentinës dhe Australisë. Edhe pse kombëtarja “aliçeleste” është favorite absolute ndaj australianëve, ky Botëror na ka treguar se surprizat kanë qenë gjithmonë prezente./Panoramasport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.