AKTUALITET

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu takim me botuesin e Illyria, Vehbi Bajrami. Diskutohet ngritja e redaksisë së News24 në SHBA

15:52 - 03.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu ka pasur mbrëmë një takim me pronarin e gazetës historike shqiptaro-amerikane në SHBA, Illyria, Vehbi Bajrami.




Gjatë bisedës u diskutua ideja e hapjes së redaksisë së News24 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të qenë më pranë komunitetit shqiptar në këtë vend.

Televizioni më i ndjekur i shqiptarëve në SHBA do të jetë një pikë lidhje e fortë e komunitetit me vendin amë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Vehbi Bajrami, botues i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria në New York, ish-drejtor i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, aktivist dhe lobist për çështjen shqiptare në Uashington është një nga shqiptarët më me ndikim në SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.