AKTUALITET

“Njerëz dhe Fate sfida e jetës sime”, Arben Derhemi zbulon aktorët e serialit me 15 seri të reja

21:18 - 22.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori i njohur Arben Derhemi ishte i ftuari i parë në programin “Dola te Ola” këtë të diel. Gjatë bisedës teksa aktori foli për jetën e tij profesionale, nuk mund të mos përmendej seriali aq shumë i dashur dhe i kërkuar “Njerëz dhe Fate”. Lajmi se ky serial do të rikthehej me seri të reja padyshim gëzon të gjithë artdashësit.




Në “Dola te Ola” Arben Derhemi e cilësoi “Njerëz dhe Fate” si sfidën e jetës së tij. “Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai. Arbeni, i cili ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate” tha se dhe vazhdimi, sikurse pritet, do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri, “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Arbeni zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe duhet shumë investim, “Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës” .

Flori tha gjithashtu se aktorja Arta Muçaj, që luante personazhin e Didit, do të jetë gjithashtu në serial, por do të ketë edhe personazhe të tjera që do të jenë në krah të tij. BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.