BOTA

Spotify vendos të pushojë rreth 10,000 punëtorë, redukton stafin me 6%

22:45 - 23.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjigandi suedez i transmetimit të muzikës Spotify lajmëroi se do të shkurtojë 6% të stafit rreth 10,000 punonjësve të tij, duke përmendur nevojën për të përmirësuar efikasitetin.




“Unë isha shumë ambicioz dhe investova para se të ardhurat tona të rriteshin,” postoi shefi Daniel Ek në blogun e kompanisë.

Spotify nuk ka postuar kurrë një fitim neto gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga popullariteti i tij në tregun muzikor në internet.

Deklarata vjen pasi javën e kaluar kompanitë me emër si Microsoft dhe Alphabet njoftuan për humbjet e tyre.

Alphabet, e cila zotëron Google, tha se do të lironte rreth 12,000 vende pune, ndërsa Microsoft tha se deri në 10,000 punonjës do të humbnin punën e tyre.

“Unë marr përgjegjësi të plotë për lëvizjet që na sollën këtu sot,” shtoi z. Ek.

Kompania tha gjithashtu se drejtori i përmbajtjes dhe reklamave, Dawn Ostroff.

Spotify, i cili kishte rreth 9,800 punonjës me kohë të plotë vitin e kaluar, tha se priste të pësonte të paktën 35 milion € (30 milion £) humbje pas pushimit të punonjësve.

Kompania suedeze, e cila është e listuar në bursën e Nju Jorkut, ka investuar shumë që nga fillimi i saj, për të nxitur rritjen me zgjerime në tregje të reja dhe me përmbajtje ekskluzive si podkastet.

Kompania kishte thënë në tetor të 2022 se do të lironte vende pune në 2023.

Njoftimi i Spotify vjen në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po përballen me rënie pas dy vitesh rritje të të ardhurave nga pandemia, gjatë të cilave ata kishin punësuar shumë punëtore.

Qindra, duke përfshirë disa nga emrat më të mëdhenj të sektorit, kanë zbuluar pushime nga puna në javët e fundit.

Në fillim të këtij viti, Amazon njoftoi se planifikonte të shkurtonte më shumë se 18,000 vende pune për shkak të “ekonomisë së pasigurt” dhe punësimit të shpejtë gjatë pandemisë.

Në nëntor, Meta njoftoi se do të shkurtonte 13% të fuqisë punëtore, gjithsej 11,000 punonjës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.