AKTUALITET

“Bashkitë e vendit janë kthyer në pashallëqe”, deputetja e PD për Panorama TV: Nuk ke çfarë të mire të gjesh tek ata që qeverisin, më 14 maj fitojmë me shumicë dërrmuese

19:05 - 24.01.23 E.D
GSH APP Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur në një intervistë për Panorama TV se PD do të fitojë shumicën e bashkive të vendit më 14 maj.




Zhupa tha se bashkitë e vendit janë kthyer në pashallëqe, qe sipas saj nuk i shërbejnë qytetarëve.

Ajo shtoi se PD ka nisur punën për hartimin e programit, dhe ka përzgjedhur kandidatë dinjitozë, që do të arrijnë të bindin qytetarët për t’i votuar.

“Do bëjmë turin e dëgjimeve. Ne shkojmë me alternativë, program dhe kandidatë të besuar. Nëse ne humbim apo fitojmë besimin e qytetarëve, vetëm kjo na intereson. Ne jemi çdo ditë në kontakt me qytetarët. Mjafton të shihni në mediat sociale, sepse mediat nuk na japin hapsirë që ne të nisim kronikat e gatshme. Ne hyjmë në zgjedhje në 61 bashki që janë kthyer në pashallëqe. Në Bashkinë e Sarandës që unë mbuloj, kryetari njihet në zyrë si personi që shkon në zyrë me makinë llogaritëse. Sepse bën llogari, “sa përqind do ti, po”, në ndarjen e parave të qytetarëve me miqtë e tij. Ne nuk mund të qëndrojmë dot me këtë që meqë nuk duan ata, do të na votojnë neve. Është shumë e rëndësishme ndërtimi i alternativës, i kandidatëve që rrezatojnë besim, i programit që është realist.

Që tregon për detaje të jetës së qytetit. Ne kemi nisur 6 muaj përpara që të ndërtojmë alternativën. Ne nuk futemi në betejë për të humbur. Në publik unë nuk vë baste me numra sesa bashki do të fitojmë. Sot disa prej kandidatëve janë fitues, sepse i tregojnë sondazhet. Mund të tregoj unë unë nga Këlliçi në Tiranë, te Boçi në Elbasan, e të tjerë me radhë. Nuk ke çfarë të mire t’ju gjesh atyre që po qeverisin tani në bashkitë e vendit. Bashkia e Tiranës është e sigurt që do të fitohet nga Belind Këlliçi. Më 15 maj Këlliçi do të jetë kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës. PD është vetëm një. Demokratët janë të bashkuar në bazë. Nuk ka demokrat që të votojë Veliajn dhe të shajë Këlliçin. Erion Veliajt i ka mbaruar koha. Po kërkon një mandate të tretë për veten.

Këlliçi po futet në garë për të fituar, jo për vete, por për qytetarët e Tiranës. Ne duam të fitojmë shumicën e Bashkive të vendit. Garantojmë demokratët dhe qytetarët shqiptarë që vota e tyre nuk do të preket. Do të bëjmë gjithçka për ta ruajtur gjithë procesin. Ekziston një sistem i jashtëligjshëm nga këta, që e quajnë patronazhim. Ne do të jemi vigjilent që vota të mos tjetërsohet. Ndërgjegjësimi qytetar është më i lartë. Ne kemi aleat qytetarët në këtë betejë”, është shprehur Zhupa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.